Vendimi i Komunës së Mitrovicës, i marrë tri ditë më parë për shkurtim të orarit të punës për bizneset, nuk po u konvenon pronarëve të tyre.
Andaj, ata kanë protestuar para komunës, duke kërkuar zgjidhje tjetër, pasi thonë se me këtë janë dëmtuar si biznese, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ndërkohë, në takim ata i priti kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Ata u pajtuan që të bëhen disa ndryshime në këtë vendim.
Kryetari Agim Bahtiri thotë se pas takimit e ka kuptuar që vendimi ka qenë i ngutshëm.
Përndryshe, Komuna e Mitrovicës kishte vendosur që bizneset të kenë orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 21:00, përderisa ata që dëshirojnë të punojnë deri në orën 23:00, duhet të paguanin një shumë prej 50 eurosh, por që për këtë të fundit Bahtiri u pajtua të hiqet pas takimit me pronarët e bizneseve.
Ndërsa të dielave, ata do të mund të punojnë vetëm deri në orën 11:00 të paradites.