Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla iu është ndaluar vizita për në Komunën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi.
Ai ka thënë se vizita ka qenë e paraparë dhe e përgatitur për të hënën, porse është anuluar për shkak se të njëjtëve iu është refuzuar leja.
“Për shkak të moslejimit nuk është realizuar vizita nga Medvegjë dhe Bujanoc. Vizita ka qenë e paraparë dhe e përgatitur për sot”, ka thënë Mustafi.
Për moslejimin e kësaj vizite nuk ka pasur njoftim zyrtar nga institucionet.
-
Refuzimi i vizitave në Luginë, Mustafi: Vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve
-
Serbia shkel Marrëveshjen, ia refuzon Sveçlës vizitën në Luginë
-
Kosova paralajmëron reciprocitet me Serbinë në leje për vizita zyrtare
-
Serbia ia refuzon Sveçlës vizitën në Luginë
-
Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia po i bllokon mjetet e Kosovës për Luginën