Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.
Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se te regjistrimi i shqiptarëve po bëhen manipulime.
“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi. Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionerë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët. Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”, ka thënë ai.
Bislimi ka bërë thirrje që shqiptarët në Medvegjë me urgjencë të regjistrohen në javët në vijim.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më datën 31.
Edhe
Mustafi: Dyshojmë se të dhënat e regjistrimit të shqiptarëve në Serbi janë manipuluar
Në regjistrimin e fundit në Serbi, më 2011, shqiptarët e patën bojkotuar procesin, për shkak të, siç është thënë atëbotë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese. Por, kësaj radhe, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në pjesën jugore të Serbisë, u kanë bërë thirrje atyre që të regjistrohen.
Për herë të fundit, ata kanë marrë pjesë në regjistrimin e vitit 2002, i cili është zhvilluar nën monitorimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Shifrat e atij procesi kanë treguar se në Serbi kanë qenë të regjistruar mbi 7.4 milionë qytetarë. Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind. Ndarazi në komuna, Presheva ka pasur shumicë shqiptare 90%, Bujanoci 55% dhe Medvegja 26%.
-
Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës t’i përgjigjen masivisht regjistrimit në Serbi
-
Regjistrim për të dëshmuar se kush është shumicë në Luginë
-
Kurti fton shqiptarët që jetojnë në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë
-
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi