Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian e cila dënon sulmin në Banjskë.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se kjo rezolutë thekson njohjen reciproke si një parim dhe qasje të balancuar në procesin e dialogut.
“E mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar ai.
Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.
Teksti i rezolutës është përpiluar nga disa propozime të grupeve politike në PE.
I welcome the resolution approved today by @Europarl_EN which among other condemns Serbia's terrorist attack & calls for adoption of restrictive measures. It also emphasizes mutual recognition as a principle & a balanced approach in the dialogue process.https://t.co/9T8M9zIx8i
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 19, 2023
-
Kuvendi pritet të miratojë një deklaratë në mbështetje të rezolutës së PE-së për Banjskën
-
Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve
-
Kurti: E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian
-
Parlamenti Evropian sot pritet të miratojë rezolutë për ngjarjet e Banjskës
-
PE, rezolutë për ngjarjet e Banjskës