Me qëllim të ndihmës për bizneset Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit, i cili lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, për deklarimet tatimore nga data 30 prill në 15 maj, sipas pikës 2 të këtij vendimi.
Në njoftimin për media theksohet gjithashtu edhe afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor.
“Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste jepet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, përfundon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet për dy muaj afati i pagesës, por jo edhe i deklarimit të tatimeve
-
ATK-ja zgjat afatin për deklarimin e pagesës së tatimeve dhe të pasqyrave financiare
-
Sot afati i fundit për bizneset që të paguajnë tatimet
-
Pezullohet aplikimi i kamatave dhe gjobave për mospagesën e tatimit në pronë deri më 31 dhjetor
-
Oda Ekonomike Amerikane kërkon shtyrjen e pagesave për detyrimet tatimore