Arbëri

Bildt vlerëson hapin e Kurtit për tarifën, kërkon një hap edhe nga Serbia

Foto: Alban Bujari / KD

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka vlerësuar hapin e parë të kryeministrit Albin Kurti lidhur me largimin e tarifës për lëndën e parë ndaj mallrave serbe.

“Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. Dhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, shkroi Bildt në Twitter, raporton Koha.net.

Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së djeshme, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, njoftoi se tarifa ndaj mallrave serbe, fillimisht për lëndën e parë, do të hiqet nga 15 marsi.

SHBA-ja ka kritikuar vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të tarifës, ndërkaq shtetet e BE-së e kanë mbështetur veprimin e Kurtit.