Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur të guximshëm hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë në mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Hap i rëndësishëm dhe i guximshëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javëve në detyrë. Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe në riangazhim për një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori gjerman Heldt i lumtur me futjen e mallrave nga Bosnja në Kosovë
-
Anëtarja e PE-së thotë se hapi i Kurtit për tarifën, duhet të vlerësohet që të hiqen edhe vizat
-
Reagimet pas paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës
-
Bildt vlerëson hapin e Kurtit për tarifën, kërkon një hap edhe nga Serbia
-
Taksa nxit replika mes liderëve politikë në vend – debatit i hyn edhe Grenelli