Arbëri

Grenell: Nuk mbështesim masat gjysmake për taksën, Kurti po bën gabim serioz

Foto: Driton Paçarada / KD

Richard Grenell ka reaguar rreth paralajmërimit të heqjes së taksës nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës, transmeton Koha.net.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz - dhe kjo iu bë e qartë Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kryeministri Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në orët e mbrëmjes së sotme, njoftoi se qeveria e Kosovës do të heqë taksën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja nga 15 marsi.