Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenell-Veselit: SHBA-ja po e kërkon heqjen e taksës, Kurti ka të drejtë

Foto: Alban Bujari/Koha Ditore

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kërkojnë heqjen e taksës, duke shtuar se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës heqjen e taksës 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.

Veseli në reagimin e djeshëm ka kërkuar nga Kurti të mos dorëzohet para Serbisë dhe ta heqë taksën.

Ai tutje ka shkruar se është i shqetësuar me ngutinë e tepruar të Kurtit për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën Serbe.

Edhe Kurti siguron mbështetjen amerikane për zëvendësimin e taksës me reciprocitet Arbëri Kurti siguron mbështetjen amerikane për zëvendësimin e taksës me reciprocitet

Veseli, ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.