Lideri opozitar, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.
Ka shpreh shqetësim nga, siç thotë ai, ngutisë së tepruar të Kurtit për të përmbushur kërkesat e Serbisë.
“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t'iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”, shkruan Veseli në facebook.
Veseli, gjithashtu ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.
“Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, përfundon Veseli.
Kujtojmë se gjatë qeverisjes së PAN-it, ishte PDK-ja e cila kishte qëndrim të luhatshëm herë duke thënë që taksa duhet të hiqet, e herë duke thënë se ajo duhet të mbahet.
-
LDK-ja, kundër propozimit të Kurtit, e ftoi PDK-në për rezolutë të përbashkët rreth taksës
-
AAK-ja nuk i përjashton protestat për ta kërkuar mbajtjen e taksës
-
Veseli: Kurti po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues
-
Veseli rreth taksës: Kurti të qartësohet, mos të ikë e të manipulojë
-
Taksa nxit replika mes liderëve politikë në vend – debatit i hyn edhe Grenelli