I dërguar i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vazhdon të insistojë se pa u hequr tarifa ndaj Serbisë nga ana e Kosovëa, SHBA-ja s’mund të ndihmojë.
Ai në një postim në Twitter, thotë se Washingtoni, është i fokusuar në zhvillim ekonomik e punësim.
“Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por ne s’mund të ndihmojmë kur tarifa e qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktojë dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenelli, transmeton Koha.
Washington is focused on economic development & jobs - we believe this has been ignored in the dialogue. But we can’t help when the Kosovo Govt’s tariffs continue to hurt Kosovo. They must be dropped first. Also, political issues will be solved by the two sides - not Washington. https://t.co/fJP2HfaN4V
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2020
Grenelli, ditë më parë e ka cilësuar si gabim heqjen e pjesshme të tarifës nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë, që vazhdon të ripërsëritë se tarifa duhet të hiqet plotësisht për të pasur zhvillim ekonomik në Kosovë.
-
Shtëpia e Bardhë tallet me Trumpin për Kosovën
-
Grenell i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit
-
Grenell: Pas ekonomisë, Trumpi do të angazhohet edhe për zgjidhje politike midis Kosovës e Serbisë
-
Grenelli: Administrata Trump, përmes njohjes nga Kosova, deshi ta ndihmojë Izraelin
-
Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i administratës Trump