Arbëri

Kurti: Më 15 mars heqim taksën pjesërisht – Serbia ka afat 90 ditë për të reflektuar

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrin vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.