Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Betohen 7 deputetët e rinj, Maliqi thotë “për dy muaj do mbushet gjithë rreshti i opozitës”

Betohen në Kuvendin e Shqipërisë 7 deputetë nga radhët e kandidatëve në listat e PD-së dhe LSI-së që pranuan mandatin e deputetit, pas djegies së tyre nga përbërja e e përparshme. Opozita e re në Kuvend tani shkon në 15 deputetë.

Hedhin gurin fshehin dorën...Shashka nga selia e PD-së drejt Parlamentit, policia hedh ujë.

Opozita nuk ka lajmëruar mbajtjen e një proteste sot para Kuvendit ku po mbahet seancë plenare. Lideri demokrat Lulzim Basha është në Peshkopi në takime me qytetarët, e duket se enerjgitë opozita po i ruan për protestën e 16 marsit para Kryeministrisë.

Por megjithatë, incidentet e vogla nuk kanë munguar. Përfaqësues të FRPD-së kanë hedhur disa shashka nga selia e PD-së, drejt Parlamentit, përmes murit ndarës mes godinës së PD-së dhe Kuvendit. Në përgjigje të këtij veprimi, forcat e policisë kanë hedhur ujë nga autoboti që ndodhej pranë portës së hekurit që ndan selinë me ambientet e jashtme të Parlamentit.

Report Tv ka raportuar se përveç kapsollave dhe shashkave, të rinjtë e PD-së kanë hedhur edhe disa gurë, por situata është përmbyllur menjëherë dhe pas hedhjes së ujit të rinjtë janë larguar.

Edhe pse nuk ishte parlajmëruar protestë, Policia e Shtetit ka marrë plan masash të forta duke rrethuar parlamentin.

Edhe Sot para Kuvendit të Shqipërisë betohen 7 deputetë, opozita e re arrin në 15    Arbëri Sot para Kuvendit të Shqipërisë betohen 7 deputetë, opozita e re arrin në 15

Lefter Maliqi mbajti fjalë në seancën e sotme plenare, në ditën kur u betua si deputet.

"Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste. Dua të jap edhe një reagim. Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më..."