Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në takimin e mbajtur më 28 korrik 2023 ka marrë vendim që t’i propozojë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq dhe udhëheqësit të Divisionit të Gjykatës së Apelit të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.
KGJK-ja e ka cilësuar pjesëmarrjen e Stevanoviqit dhe Kabashiqit në tubime politike të organizuara nga Lista Serbe si shkelje e rëndë disiplinore. Për këtë arsye ka marrë vendim që ta propozojë shkarkimin e dyshes.
Burime të “Betimi për Drejtësi” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën e Apelit bëjnë të ditur se aktualisht rasti është në procedurë ankimore. Në rast se këto vendime konfirmohen, KGjK-ja do t’i propozojë presidentes që të njëjtit t’i lirojë nga detyra.
Vendimi i KGjK-së mund të ankimohet në Gjykatën Supreme derisa i njëjti mund të hyjë në fuqi nëse asnjëra nga palët nuk parashtrojnë ankesë.
Betimi për Drejtësi ka kontaktuar me kryesuesin e KGjK-së, Albert Zogaj, por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë temë me arsyetimin se këto procedura janë konfidenciale./BetimipërDrejtësi
-
KGJK-ja i kërkon Haxhiut t’i lirojë nga detyra gjyqtarët e dorëhequr serbë
-
Haxhiu përshëndet propozimin e KGJK-së për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë
-
KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje
-
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor ku pritej vendimi për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë