Arbëri

Berisha deputetëve të PDK-së për VV-në: Reagoni ndaj “lakejve” kur ta merrni fjalën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka porositur bashkepartiakët e vet që t’u kundërpërgjigjen deputetëve të Vetëvendosjes pas akuzave që bëri gjatë fjalimit në Kuvend.

“Reagoni ndaj qetyre lakejve kur ta merrni fjalën. Te paktën mos mi lejoni mem fafshu (kafshu v.j.)”, shkroi ai në mesazhin telefonik për bashkëpartiakët kur pas fjalimit u ul në vendin e vet në sallën e Kuvendit.

VIDEO:

Në fjalimin e tij, që nxiti reagime nga VV-ja, Berisha akuzoi partinë në pushtet se e ka në interes të mos e zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që më 2016 u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje. Ai ka thënë se janë dy “parakushte” për ta zbardhur rastin. Ka ndërlidhur këtu edhe rastin e vetëvrasjes e vëllait të Astrit Deharit, Arbënorit. Ka aluduar se “nëse zbardhet rasti i sulmit në objektet e institucioneve do të ishte tërmet për VV-në”.

Akuzat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për vdekjet e aktivistëve të Vetëvendosjes, vëllezërve Astrit e Arbënor Dehari, kanë nxitur reagimin e deputetëve të pushtetit që gjatë fjalimit të Berishës rrahën tavolinat në shenjë proteste. Diskutimi ka përshkallëzuar edhe verbalisht derisa Berisha po kthehen në ulëse, me c’rast ai i është drejtuar një deputeti të VV-së duke i thënë: “nëse ke diçka personale dalim jashtë”.