Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj i “Pronto”-s, e merr me qetësi vendimin e Ambasadës së SHBA-së për viza

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj thotë se ndihet i qetë ndaj paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-së se nuk do të lëshojë viza për të përfshirët në disa nga rastet më të mëdha të korrupsionit.

Ministri Beqaj që është ndër të akuzuarit në rastin “Pronto”, është përgjigjur shkurt kur është pyetur për këtë nga televizioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur është pyetur për emërimin e këshilltarit të tij, Hajriz Koci në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Beqaj nuk ka dashur të flasë.

KTV-ja gjithashtu ka raportuar se në dikasterin të cilin e udhëheq Beqaj, në pozitën e drejtorit të Departamentit Ligjor, është zgjedhur Lulzim Kadriu që është i dënuar për korrupsion.

Në fund, ministri Beqaj ka pranuar të japë një përgjigje të vetme për të gjitha këto çështje.

Ambasada Amerikane këtë muaj njoftoi se SHBA-ja nuk do të lëshojë viza për të përfshirët në raste të korrupsionit.

Përveç rastit “Pronto”, gjithashtu janë përmendur edhe rastet : “Toka”, “Vizat italiane”, “Ikja nga burgu i Dubravës” dhe rasti “Apex”.