Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka nxitur zemërim të madh në Beograd me deklaratën se “vendi i tij do të luftojë edhe në Kosovë, nëse kjo kërkohet nga NATO”.
Boshkoviq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Mali i Zi, “natyrisht, në cilindo version, do të merrte pjesë në çfarëdo aksioni të cilin NATO e përcakton si marrëveshje të përbashkët të të gjithë 29 anëtarëve – qoftë në Kosovë, apo në ndonjë pjesë tjetër të globit, pavarësisht situatës sonë të brendshme politike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMali i Zi është anëtari më i ri i aleancës ushtarake dhe kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga serbët, transmeton Koha.net.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se ndonjëherë është më mirë të mos flasësh e të mos komentosh disa deklarata. Vuçiq iu përgjigj një pyetjeje për televizionin publik serb RTS në lidhje me deklaratën e ministrit malazez të mbrojtjes i cili tha se ushtria e vendit të tij do të luftonte në Kosovë nëse NATO-ja do të kërkonte një gjë të tillë.
“Ndonjëherë është më mirë të qëndrosh pa fjalë e të mos komentosh disa deklarata sepse nëse i komenton, dilni jashtë kutisë së mirësjelljes – nëse do të ishit të sinqertë dhe të reagonit në mënyrën adekuate”, ka deklaruar Vuçiq.
“Pastaj, mendoj se mënyra më e mirë për Republikën e Serbisë është të reagojë me heshtje”, shtoi ai.
“Serbët nuk do të sulmohen në Kosovë e Metohi, as nga NATO e as nga Mali i Zi, dhe jo vetëm pse kemi bashkëpunim, marrëveshje, apo pse kemi bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe për arsye tjera dhe u them të mendojnë mirë se cilat janë ato arsye”, përfundoi Vuçiq.
Ministri malazez Boshkoviq u pyet edhe për atë nëse anëtarësimi i vendit të tij në NATO është ganacë e mjaftueshme që të mos realizohet “Shqipëria e Madhe”, transmeton Koha.net.
Ai tha se “integrimi i Malit të Zi në NATO i vë vulë çdo projekti aspirues të shtetit të madh në Ballkan, ku përfshihet edhe Mali i Zi”.
“...qoftë ai projekt i Shqipërisë së Madhe, i Serbisë së Madhe apo ndonjë projekt tjetër”, thotë ai, dhe shton se “e ardhmja është në integrimet evropiane, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.