Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit të 18 gushtit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe ai special, Miroslav Lajçak.
Takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit do të trajtohen edhe çështjet aktuale “dhe do të synohet zbutja e tensioneve midis palëve”.
“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar nga zyra e BE-së.
Në fund të takimit, Borrell do të deklarohet për mediat. Deklarata e tij do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të BE-së.
Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel do të ndodhë pas më shumë se një viti që nga takimi i tyre i fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.