Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja i bën thirrje Serbisë: Të lejohet vizita e Sveçlës në Luginë

Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Serbi.

Në një reagim me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka porositur se vizita e ministrit Sveçla, në Serbi është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut për vizitat zyrtare, shkruan RTK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prandaj Serbia duhet të lejojë që kjo vizitë të ndodhë”, është shprehur zëdhënësi Stano.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte konfirmuar në fillim të janarit se autoritete serbe e kanë refuzuar kërkesën e bërë për vizitë në Luginën e Preshevës.

Në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje për zhvillimin e vizitave zyrtare ne shtete respektive.

Në këtë rrafsh, zëdhënësi Stano ka apeluar tek palët që të zbatojnë në plotni dhe mënyrë të pakushtëzuar të gjitha marrëveshjet e dialogut, përfshirë Marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes.

“Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të lehtësuar diskutimet për të gjetur zgjidhje”, porositë zëdhënësi Stano.