Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj dy të rinjve në Shtërpcë, të premten.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar që autoritetet ta hetojnë rastin.
“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.
Të premten në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar personin e dyshuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërkombëtarët dënojnë plagosjen e dy të rinjve serbë dhe lavdërojnë policinë
-
BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë
-
Stano: Në Kosovë është krijuar situatë shumë e rrezikshme
-
BE-ja dënon incidentin në veri, ku u plagos një serb
-
Abazoviqi dënon plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë