Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani sot ka informuar anëtarët e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderin e kësaj partie Ali Ahmeti për rrjedhën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit më Greqinë fqinje.
Osmani pas takimit tha se BDI ka dhënë mbështetje negociatave që zhvillohen për zgjidhjen të këtij kontesti.
“Informova anëtaret e kryesisë dhe liderin Ali Ahmeti për pozicionet dhe qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë në negociata, si dhe për sfidat kryesore të procesit, dhe kryesia e BDI-së solli vendim për mbështetje të tërësishme të negociatave dhe mbështetje për qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë. Nga këtu nisem drejt Qeverisë ku pres që kryeministri Zaev t’i kumtojë rezultatet përfundimtare nga negociatat”, tha Osmani.
-
Osmani: Zgjidhja e çështjes së emrit, shembull për rajonin se si duhen zgjidhur mosmarrëveshjet
-
Ahmeti: Me marrëveshjen e sotme rreshtohemi në anën e duhur të historisë
-
Osmani: Shumë afër zgjidhjes së emrit për Maqedoninë
-
Ahmeti takon zyrtarin e lartë amerikan: Koha për zgjidhje të emrit
-
Osmani takon në Athinë zyrtarët grekë për emrin e Maqedonisë