Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes së emrin dhe orët në vazhdim sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani janë vendimtare për këtë epilog, raportin TV ARTA.
Osmani I cili po qëndron në Bruksel ku është takuar me përfaqësuesen për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini tha se vendet nuk kanë qenë kurrë kaq afër zgjedhjes.
“Kemi një përparim serioz dhe asnjëherë deri tani dy vendet nuk kanë qenë kaq afër zgjidhjes. Më mbanë shpresa se epilogu eventual pozitiv do të krijojë një klimë të mirë për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe të kushteve për avancimin e perspektives euro-atlantike të Maqedonisë,” - shtoi Osmani.
Osmani ka thënë se Maqedonia do të vazhdojë me reforma për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
-
Osmani: Zgjidhja e çështjes së emrit, shembull për rajonin se si duhen zgjidhur mosmarrëveshjet
-
Osmani: Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, kapitull i ri për rajonin
-
BDI mbështet negociatat për zgjidhjen e emrit
-
Mogherini optimiste për zgjidhjen e kontestit Maqedoni-Greqi
-
Mediat në Greqi raportojnë për arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë