Në aksionin e sotëm të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është bastisur edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
KOHA ka siguruar foto ndërsa forcat policore po qëndrojnë në rrugën që të çon te shtëpia e Kuçit.
Njësitet policore bashkë me EULEX-in janë para shtëpisë së ish-ministrit që nga ora 6 e mëngjesit.
Në mars ishte raportuar për bastisje të shtëpisë së Kuçit, të cilën e pati mohuar më vonë vetë ai.

Specialja gjatë ditës së sotme ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.
Në një njoftim për media, Specialja ka thënë se këto veprime po ndërmerren për dyshimet se është kryer vepra penale “pengimi i drejtësisë”.
Specialja arreston Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun
Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e...-
Me urdhër të Speciales arrestohen Smakaj, Kilaj e Fazliu, bastiset shtëpia e Kuçit
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë
-
Të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen sërish të pafajshëm
-
Kuçi dhe Kilaj deklarohen të pafajshëm në akuzat e Speciales
-
Kilaj e Kuçi deklarohen të pafajshëm