Çështja e kryeterroristit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqi, ka përplasur në KTV kandidatët për deputetë, Liza Gashi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ukë Blakaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Gëzohem që për AAK-në siguria është prioritet. E kemi pa AAK-në në qeverisje e dimë shumë mirë se çfarë ka bërë në qeverisje. Lideri juaj e ka pritur në zyrë Milan Radoiçiqin, ka bashkëpunuar ngushtë me Radoiçiqin”, ka thënë Gashi e VV-së.
Ndërsa Blakaj u përgjigj duke thënë se atë kohë, Radoiçiqi ka qenë person zyrtar dhe legjitim. Ai e ka akuzuar pushtetin aktual për bashkëpunim “tinëz” me të.
“Radoiçiqi atë kohë ka qenë legjitim dhe ju e keni takuar në mënyrë të fshehtë e iu kanë dalë ato gjëra, i keni incizimet që keni biseduar fshehtë (referuar incizimeve të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit). Kryetari jonë ka qenë kryeministër, e Radioçiq në partinë Lista Serbe”, ka thënë ai.
Në kundërpërgjigje, Gashi ka thënë se diaspora duhet ta dijë se “me Qeverinë Kurti veri tash është si nata me ditën”.
Cilat janë premtimet e partive për diasporën?
“Cilat janë premtimet e partive për diasporën?” qe tema mbi të cilën u debatua në “Zgjedhjet...-
Shefi i GP “Lista Studentore” përplaset me Vuçiqin për Radoiçiqin, ia përmend Banjskën
-
Gashi për përgjimin mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit: Është fatkeqësi kombëtare
-
Kosova kërkon që ndërkombëtarët të mos e tolerojnë më Serbinë për Radoiçiqin
-
Gashi: Bashkëpunimi VV-PDK nis cikël të ri politik, LDK-ja të mos ketë vija të kuqe të përhershme
-
Gashi: 6 deputetët e LDK-së duhej të pozicionoheshin në fillim kundër marrëveshjes me LVV-në