Pallati i Rinisë dhe i Sporteve nga muaji shtator është kthyer në menaxhim të Komunës së Prishtinës.
Me zgjedhjen e aksionarëve, Pallati i Rinisë do të regjistrohet si ndërmarrje publike komunale.
Komuna trashëgoi edhe shumë borxhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, të cilat thotë se do t’i paguajë.
Plani i komunës është që posa të zgjedhën aksionarët, të fillojnë menjëherë me investime.
Megjithatë, bizneset në Pallatin e Rinisë kanë thënë për KTV-në se nuk janë të informuar për planin e Komunës.
Ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por kanë treguar se nuk janë të njoftuar se i gjithë procesi i funksionimit të Pallatit, që nënkupton hapjen e një konkursi për bizneset, do të kthehet nga fillimi dhe nuk e mirëpresin një gjë të tillë.
Edhe
Pallati i Rinisë dhe i Sporteve i është kthyer komunës së Prishtinës bashkë me borxhet
Punëtorët e Pallatit të Rinisë fundin e muajit shtator e kaluan në grevë, meqë nuk i kishin marrë pagat.
Por zëdhënësi Adonis Tahiri ka thënë se pagat i pagoi Komuna nga buxheti i saj.
-
Punëtorët e Pallatit të Rinisë thonë se s’kanë marrë paga me muaj, as s’janë kompensuar për punët shtesë
-
Komuna trashëgoi nga AKP-ja borxhe milionëshe për Pallatin e Rinisë
-
Pallati i Rinisë zyrtarisht nën menaxhim të Komunës së Prishtinës
-
Pallati i Rinisë përplas dy kandidatët për kryetar të Prishtinës