Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha doli në një deklaratë ditën e sotme, ku falënderoi të gjithë anëtarët e PD që e votuan atë, ndërsa tha se është më i vendosur se kurrë më parë për ta forcuar Partinë Demokratike.
“Pjesëmarrja ishte masive. Dua të falënderoj Selamin që i vlerësoi demokratët duke shkuar para tyre me një projekt dhe i bëri thirrje për të marrë pjesë në proces. Jam mirënjohës për demokratët për besimin që më dhanë. Do të punoj çdo çast duke i kthyer borxhin. Vota juaj është një borxh i madh për mua. PD është një parti e madhe, një parti perëndimore, evropiane. Ne humbën zgjedhjet, por jo vlerat dinjitetin, krenarinë, shpirtin tonë kombëtare”, tha Basha, raporton Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i PD-së u shpreh se Partia Demokratike duhet të shohë përpara tashmë dhe të fitojë besimin e shqiptarëve.
“Me vendosmëri do të fitojmë besimin e shqiptarëve. Misioni ynë është misionin kombëtarë. PD është forca që do ta çojë vendin përpara. Ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar”, u shpreh Basha.
Ai theksoi që pas zgjedhjeve të ditës së djeshme, PD do të jetë më demokratike. “PD do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj. Vendimmarrja do të jetë në duart tuaja, ju do të vendosni siç bëtë dje se kush do të jenë përfaqësuesit tuaj”, tha Basha.
Kreu i PD në fund të fjalës së tij tha se dera nuk është e mbyllur për asnjë në PD. “Akti i djeshëm nuk është aspak derë e mbyllur, të gjithë janë të mirëpritur. Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe një kontratë e re jo vetëm për demokratët, por edhe për vendin”, tha Basha.