Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha merr “pushtetin e plotë” në PD

Partia Demokratike në Shqipëri ka miratuar statutin e ri të shtunën. Kryetari i partisë, Lulzim Basha, tani ka “pushtetin e plotë”. Ai s’do të jetë vetëm kryetar partie, por edhe kryetar i grupit parlamentar.

Siç shkruan “Euronews”, miratimet u bënë në Kuvendin ku morën pjesë 4254 delegatë.

Sipas raportimit, betejat e Bashës janë reflektuar në këto ndryshime statutore. Me statutin e ri, largohet nga drejtimi i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kundërshtari i rikthimit të Bashës për mandatin e katërt.

Ndryshim tjetër i miratuar është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, përfshirë mbështetësit e Sali Berishës që garuan më 14 maj për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Basha po ashtu ka thënë se i vjen keq për të kaluarën e tij politike.

Edhe Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave Arbëri 2 muaj më parë Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

“Degët tona do të jenë baza ku do të ndërtohet puna jonë. Kontributi i tyre nuk do të nëpërkëmbet nga të deleguarit e qendrës, nga emërimet fiktive që edhe unë për hir të vërtetës kam bërë me shumicë në të kaluarën. Duhet të ndërtojmë partinë e anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Kryetarët ikin e vijnë por demokratët do të jenë aty”, ka thënë Basha.

Në këtë Kuvend u tha se PD-ja konfirmon orientimin euroatlantik.

Basha ka fajësuar ish-kryeministrin Berisha se për hallet e tij personale “ka dëmtuar demokratët në garën e fundit zgjedhore”.

Siç shkruan “Zëri i Amerikës”, ndër ndryshimet është edhe moskushtëzimi i drejtuesit kryesor për dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Edhe Me mbështetjen e opozitës, Dimal Basha zgjidhet kryetar Kuvendi, pas 4 muajsh ngërçi LAJMET E MBRËMJES 10 muaj më parë Me mbështetjen e opozitës, Dimal Basha zgjidhet kryetar Kuvendi, pas 4 muajsh ngërçi

Basha u rizgjodh kryetar i PD-së pak javë më parë.

Ndarjet, mosbesimi dhe përçarjet në radhët e kësaj partie bënë që në zgjedhjet vendore të 14 majit PD zyrtare të konkurronte me një numër minimal kandidatësh, ndërsa pjesa tjetër u përfshinë në koalicion me partinë e Lirisë.