Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, thotë se është optimist për fitore në zgjedhjet e mbajtura sot.
Edhe pse Exit Poll-et e nxjerrin atë si parti të dytë me 30-34 për qind të votave, Basha në një prononcim të fundit thotë se pret që të dalë fitues me partinë e tij.
“Sipas raportimeve të partisë sonë, jam shumë optimist për rezultatin dhe fitoren”, ka thënë ai.
Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas Exit Poll-eve ka dalë fituese me 45-49 për qind të votave.
Artikuj të ngjashëm
-
Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave
-
Rama për situatën në LDK: Lojë e vështirë, ka shumë lojtarë
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Përfundon numërimi i votave për parti