Në 21-vjetorin e vrasjes janë bërë homazhe për Azem Hajdarin. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se Hajdari, u vra mizorisht, nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit.
“Amaneti dhe sakrifica janë përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Evropiane, demokratike, me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelet janë para drejtësisë dhe prapa hekurave. Sot në këtë 21-vjetor, është akoma plagë e hapur, krimi vazhdon të ketë uniformën e posteve shtetërore. Shqiptarët kërkojnë shpëtim rrugëve të botës”, ka theksuar ai, transmeton KTV.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule te memoriali i tij në Tiranë.
Meta tha se 12 shtatori solli vendin në rrugën e duhur të demokracisë.
-
Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta
-
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
-
Përkujtohen vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka
-
Begaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja është atentat makabër ndaj sistemit të drejtësisë
-
Rama: Agresioni kriminal ndaj gjyqtarit kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore