Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies së tij.
Në një postim në Facebook ka shkruar se Bunjaku u vra nga terroristët serbë.
“Afrimi mbetet testament i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij është e gdhendur në historinë tonë kombëtare dhe do të kujtohet përherë si shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut”, thuhet në postimin e Krasniqit.
Ka shtuar se dy vjet pas këtij akti terrorist, drejtësia ende nuk është vendosur.
Sipas tij, kriminelët e strehuar e të mbajtur të paprekur në Serbi duhet të dorëzohen dhe të përgjigjen përpara ligjit, sepse ka shtuar se vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës.
Dy vjet nga sulmi në Banjskë, terroristët ende të lirë
Janë bërë dy vjet që prej se ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, në të cilin u...-
PDK përkujton Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë
-
Haradinaj: Respekt i përjetshëm për sakrificën e Afrim Bunjakut
-
Krasniqi: Serbia duhet t’i dorëzojë kriminelët që kanë gjetur strehim atje
-
Autoritetet zotohen që terroristët e Banjskës do të vendosen një nga një para drejtësisë
-
Homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku