Tiranë, 23 shkurt - Pas përgjigjes së Metës e Ramës dhe presionit të ndërkombëtarëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim për votimin e Vettingut. Sipas Bashës, PD do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.
“Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë Vettingun”- siton Shqiptarja deklaratën e sotshme të Bashës.
Gjatë punimeve të sotme të parlamentit opozita mungoi në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Basha thotë se Rama shkeli dakordësinë për reformën në drejtësi
-
Basha: Pakt për qeveri teknike
-
Reforma në drejtësi, pozitë e opozitë kërkojnë konsensus
-
Reforma zgjedhore në Shqipëri ul PS-PD në tryezë, propozimi i pakicës të hiqen 40 deputetë
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta