Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Basha deklaroi se dorëheqja e Haradinajt është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka.
“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova evropiane”, kështu vlerësoi Basha.
Kreu i PD-së deklaroi se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës.
“Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, përfundoi Basha.
Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.
-
Edi Rama, i vetmi lider i nivelit të lartë pa reagim për dorëheqjen e Haradinajt
-
Haradinaj kërkon nga Kurti të japë dorëheqje
-
Haradinaj: Edhe 100 herë po të thirresha nga Haga, 100 herë do të dorëhiqesha
-
Haradinaj: Kosova ka shumë tema në tavolinë, nuk duhet të humbim kohë
-
Veseli: Dorëheqja e Haradinajt kalkulim partiak, jo e papritur