Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barometri i BE-së: 18% e të anketuarve kosovarë e shohin mirë situatën ekonomike – inflacioni problem kryesor

Inflacioni

Barometri Standard i Bashkimit Evropian për Kosovën për pranverën 2025, tregon se vetëm 18% e të anketuarve mendojnë se situata ekonomike në Kosovë është e mirë, e 40 për qind – shumë e keqe. 

Sipas këtij dokumenti, ekonomia dhe papunësia janë ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve.

Më së miri e paraqesin përqindjet, ku rritja e çmimeve/inflacioni/kostoja e jetesës janë disa nga përgjigjet që janë dhënë më së shpeshti nga të anketuarit. 

Në pyetjen se çka janë çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi aktualisht, përqindjet më të larta lidhen me këto përgjigje.

Kjo matje e opinionit publik tregon edhe se besimi në institucionet e vendit është më i lartë sesa në institucionet e BE-së. 

Edhe 70% e kosovarëve të shqetësuar me rritjen e kostos, 40% thonë se po jetojnë më keq sesa më herët LAJMET E MBRËMJES 70% e kosovarëve të shqetësuar me rritjen e kostos, 40% thonë se po jetojnë më keq sesa më herët

Megjithatë lidhur me perceptimin për BE-në, 89% e të anketuarve mendojnë pozitivisht. 

Barometri i BE-së për Kosovën , pranvera 2025