Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barazia gjinore në Kosovë, ende vetëm në letër

Në praktikë nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse për barazinë gjinore dhe se ligji për barazinë gjinore nuk ka gjetur zbatim adekuat.

Kështu u tha sot në konferencën “Përmirësimi i llogaridhënies institucionale për zbatimin e Ligjit për barazi gjinore në vendimmarrje”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, e cila ka për qëllim promovimin e iniciativës për arritjen e balancës gjinore në pozita vendimmarrëse në institucionet publike përmes përmirësimit të llogaridhënies institucionale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në këtë konferencë, tha se në këtë drejtim janë hartuar tri ligje, ai për barazinë gjinore, Ligji për avokatin e popullit dhe ai Kundër diskriminimit. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në këtë drejtim.

“Është obligim i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës të zbatojnë barazinë gjinore”, tha ai.

Ndërsa Avokati i popullit, Hilmi Jashari, tha se në praktikë nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse për barazinë gjinore dhe se ligji nuk ka gjetur zbatim adekuat.

Edhe Thaçi: Barazia gjinore është vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë Arbëri Thaçi: Barazia gjinore është vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë

“Nuk ekziston një sistem i të dhënave që tregon për numrin gjinor”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, foli për aspektin ligjor dhe kujdesin për barazinë gjinore, po ashtu edhe për pjesëmarrjen e femrave në zgjedhje.

“Përfaqësuesit e subjekteve politike u besojnë më shumë meshkujve sesa femrave, u besojnë më shumë muskujve sesa gjinisë së bukur... Nuk e kemi asnjë grua si kryetare të komunave, por kjo ka qenë dëshira e votuesve”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Studime të Avancuara GAP, Nora Latifi-Jashari, u shpreh se grave nuk u jepet hapësirë në vendimmarrje.

Edhe Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit Arbëri Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit

“Në Kosovë vetëm 44% e grave janë të punësuara në arsim, ndërsa në ndërmarrje publike vetëm 12%”, tha ajo.

Pas konferencës u hap edhe diskutimi, ku të pranishmit adresuan problemet dhe kërkesat e tyre lidhur zbatimin e barazinë gjinore në vendimmarrje.