Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se eliminimi i pabarazisë gjinore në Kosovë duhet të arrihet më disa faza.
Ai ka theksuar se fillimisht është e rëndësishme që të fuqizohet gruaja brenda familjes, pastaj në jetën ekonomike dhe në pozitat vendimmarrëse.
Në takimin konsultativ me temë "Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore", Bislimi ka përmendur masat qeveritare, të cilat sipas tij, kanë kontribuar në luftimin e pabarazisë gjinore.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit parlamentar për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se shumë gra ende përballen me diskriminim në tregun e punës, financa dhe pronë.
Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet për arritjen e barazisë gjinore. /KP
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë
-
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Bislimi e njofton Terrasin për “arritjet e Qeverisë”
-
Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit
-
Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave