Pavarësisht premtimeve, rrugët e Pejës kanë mbetur pa u dezinfektuar.
Për herë të fundit ato janë dezinfektuar para tri jave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy fakt ka shkaktuar reagime edhe te qytetarët, në veçanti tek grupmoshat që konsiderohen më të rrezikuara nga infektimi me Covid-19.
Ditë më parë rrugët janë fshirë nga punëtorët e kompanisë “Ambienti”, por qytetarët kërkojnë edhe dezinfektimin e tyre
Si të nevojshëm në periudhë pandemie, dezinfektimin e rrugëve e sheh edhe shefi i repartit të Infektives në Spitalin Rajonal të Pejës, infektologu Zenel Shatri.
“Dezinfektimi i rrugëve në qytete e po ashtu edhe në fshatrat që janë të banuara është mirë të bëhet për arsye se virusi kryesisht mbetet poshtë në tokë, në dysheme, kështu që preferohet që të bëhet dezinfektimi i rrugëve të qytetit dhe fshatrave”, ka thënë Shatri për KOHËN në telefon.
Dezinfektimi i premtuar para dy jave, nuk kishte ndodhur nën arsyetimin e motit të paqëndrueshëm.
“...duhet të theksoj që gjatë kësaj jave, bashkë me Drejtorinë e Emergjencës kemi hartuar një strategji për të filluar edhe një raund të ri të pastrimit të qytetit në tërësi”, ka deklaruar Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në Pejë.
Sipas Locit, prioritet i Komunës ka qenë dezinfektimi i objekteve në të cilat ka frekuentim të njerëzve dhe, sipas tij, janë dezinfektuar deri tash rreth 60 objekte të ndryshme.