Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e lagjes “Mati 1”, në hall me mbeturinat

Mbeturinat te rrotullimi në fillim të rrugës “Muharrrm Fejza” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, përveç në kontejner, po hidhen edhe në përroskën që kalon afër ndërtesave dhe ku gjithashtu derdhet edhe kanalizimi.

Një aksion pastrimi gjatë muajit prill e mbajti këtë hapësirë të pastër vetëm për pak ditë, raporton Koha.net.

Image

Banorët pohojnë se janë në hall nga era e kanalizimit dhe kundërmimi i mbeturinave.

Projekti i futjes së përroskës në gypa ka mbetur i papërfunduar nga viti 2013.

Artikuj të ngjashëm