Banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar afër vendit ku makineritë e rënda të KEK-ut janë duke larguar djerrinën, për të nisur eksploatimin e thëngjillit, raporton KTV.
Këtë protestë e kanë mbajtur në mospajtim me planet e kësaj ndërmarrjeje që, sipas tyre, po vepron duke iu bërë presion që banorët të largohen.
Ata kanë thënë se megjithëse e kuptojnë situatën në të cilën gjendet kjo ndërmarrje sa i përket mungesës së thëngjillit, nuk do të lëvizin nga pronat e tyre derisa të arrihet një marrëveshje, ku si pikë e parë është punësimi i një anëtari të familjes në KEK.
Banorët kanë paralajmëruar se protestat nuk do t’i ndalin me kaq, ndërsa u kanë bërë thirrje institucioneve qendrore, atyre lokale dhe KEK-ut që të marrin për bazë kërkesat e tyre.
-
Banorët e Shipitullës protestojnë kundër eksploatimit të thëngjillit nga ana e KEK-ut
-
Banorët e Shipitullës, mes pluhurit dhe zhurmës së ekskavatorëve
-
Banorët e fshatit Shipitullë protestojnë para Qeverisë, paralajmërojnë ndaljen e nxjerrjes së thëngjillit
-
Banorët e Shipitullës, protestë para KEK-ut për vonesat në punësimin e tyre
-
Banorët e Shipitullës kundër ofertës së Qeverisë për shpronësim, pengojnë eskavatorët