Ministria e Financave përmes një postimi në Facebook bën të ditur se është nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila ka mbështetur Kosovën me një grant prej 2.7 milionë euro.
“Ministri Besnik Bislimi priti në takim drejtoreshën Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder e cila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re”, thuhet në postim.
Tutje thuhet se fokusi i takimit të sotëm ishte edhe investimi në zhvillimin e aftësive të rinisë si pjesë e faktorëve në ngritje të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.
“Me këtë rast ministri Bislimi dhe drejtoresha Gelder nënshkruan një grant marrëveshje në vlerë prej 2,785,000 dollarë, e cila i dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë. Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore”, thotë MF.
Ministria shton se, “gjithashtu, sot nga të dyja palët u nënshkrua edhe letër këmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçiencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti”.
-
Kosova nënshkruan marrëveshje 90 milionë euroshe me Bankën Botërore
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore
-
Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e Kornizës Investuese, Kosova përfiton mbi 2 mln euro
-
Kosova pranon 95.5 mln euro financim për mbështetje buxhetore nga FMN-ja