Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam.
Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.
“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, njofton komunikata nga presidenca të ketë thënë Thaçi, derisa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.
Kurse ministri i Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.
Në fund, presidenti Thaçi kërkoi nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
-
Kosova dhe Bangladeshi së shpejti shkëmbejnë ambasadorët
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit
-
Bangladeshi i kërkon Kosovës t’i rekrutojë punëtorë e t’i importojë veshmbathje dhe barna
-
Bangladeshi fton bizneset e Kosovës të investojnë
-
Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit