Telekomit të Kosovës do t’i shuhen 12 Drejtori, duke mbetur vetëm 4 nga 16 sa janë aktualisht, ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, në “60 Minuta” të KTV-së.
Balaj ka thënë se këto 16 Drejtori janë të panevojshme, duke marrë si shembull praktikat e vendeve më të zhvilluara në botë, ku siç ka thënë, Telekomët e tyre kanë më së shumti 5 Drejtori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Telekomi i Kosovës nga 16 drejtori do t’i ketë vetëm 4 Drejtori, do të shuhen 12 pozita drejtorësh dhe njësive. Kjo do të afektojë vetëm në stafin menaxherial, sepse një pjesë e madhe e atij stafi janë prej ditës së parë që janë formuar ato njësi. Telekomet në vendet më të mëdha funksionojnë, me deri në 5 drejtori më së shumti, e lëre më Telekomi i Kosovës e cila ka pak më shumë se 2000 punëtorë”, ka thënë Balaj.
Sipas tij, një pjesë e madhe e stafit të këtyre drejtorive që do të shuhen kanë qenë politikbërësit më të këqij të cilët edhe e kanë menaxhuar ndërmarrjen edhe e kanë proklamuar se do të falimentojë ajo.
“Asnjë nga drejtorët, as zëvendësdrejtorët e menaxherët nuk do të largohen nga puna. Ka njerëz që po e lëshojnë vetë vendin e punës”, ka thënë Balaj.
Balaj: Shumë shpejt do të ngritën aktakuza ndaj disa personave për Telekomin
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se shumë shpejt do të ngritën akuza ndaj disa personave lidhur me kontratat e dëmshme që e kanë sjellë Telekomin në gjendje të rendë.
Në “60 Minuta” të KTV-së, Balaj ka thënë se janë rreth 16 kontrata të dëmshme të Telekomit që janë dërguar në Prokurori, e të cilat po hetohen.
“Kam qenë në prokurori, disa lëndë tashmë janë në vendim final, dhe besoj që shumë shpejt do të ngritet aktakuza ndaj disa personave që e kanë pru Telekomin në këtë gjendje. Unë e kam thënë shumë herë, asnjëherë nuk e kam akuzuar dikë më emër. Kurrë nuk kam dërguar diçka në Prokurori nëse nuk e kam pasur të argumentuar. Janë edhe shumë kontrata të tjera që i kemi dërguar, janë diku rreth 16 kontrata dhe aneks kontrata. Kam fakte të bollshme, ka kontrata fiktive, kontrata që nuk kemi pasur nevojë për to dhe është dashur t’i kryejnë punëtorët e Telekomit, njëra prej tyre është edhe kontrata me Z-Mobile e cila është tash çdo muaj i plaçkit nga 700 mijë euro prej Telekomit”, ka thënë Balaj.
Ai ka shtuar se gjendja financiare në Telekom është e rëndë dhe se pjesa më e madhe e të hyrave të ndërmarrjes po shkon për borxhe të cilat janë akumuluar ndër vite.
“Gjendja financiare është e rëndë, nuk ka përmirësim të financave, pjesa më e madhe e të hyrave që hyjnë në Telekom po shkojnë për pjesën e borxheve që janë akumuluar ndër vite edhe pse barrën më të madhe po e marrin punëtorët që po janë të obliguar që t’i paguajnë ato borxhe edhe me vonesa në paga”, është shprehur Balaj.