Drejtori i Arsimit i Komunës së Suharekës, Remzi Bajselmani, ka thënë se bazuar në informata që ka edhe këtë vit shkollor do të përdoret metoda e subvencionimit të prindërve për blerje të teksteve shkollore për fëmijët e tyre.
Bajselmani në një bisedë për “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se vitin e kaluar informimi ishte i vonshëm dhe kishin shprehur kundërshtime. Ai shpreson që kësaj radhe procesi të realizohet më mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne si DKA e kemi pranuar katalogun nga Ministria e Arsimit e kemi shpërndarë në shkolla e kemi plotësuar dhe u kemi dërguar katalogun e plotësuar Ministrisë. Nga ajo periudhë më nuk kemi informata. Prej aq sa jemi të informuar edhe sivjet do të bëhet subvencionimi si vitin e kaluar. Do të subvencionohen prindërit e nxënësve për tekstet shkollore”, ka thënë Bajselmani.
Bajselmani ka thënë se pret që të martën të ketë informata më të detajuara, pasi do të ketë takim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Arsimit.
Ai ka thënë se vitin e kaluar kishte pasur vështirësi, porse ia kanë dalur. Ndërkohë për grevat e paralajmëruara nga SBASHK-u nëse ka vonesa të pajisjeve me tekste shkollore, ai ka thënë se sipas informatave që kanë edhe në SBASHK nuk janë të interesuar për greva.
Ai ka shtuar se më 2 shtator shkollat në Suharekë do të jenë të gatshme për t’u hapur.
Bajselmani gjatë bisedës ka folur edhe për procesin e licencimit të mësimdhënësve dhe aplikimit të tyre për licencë të avancuar. Ai ka thënë se një sfidë mbetet çështja e inspektorëve, që ka mungesë të tyre.
E sa i përket mësimit tërëditor, ai ka thënë se në Suharekë nuk ka infrastrukturë aktualisht për këtë. Ai ka thënë se mungojnë kuzhinat, po ashtu edhe motivi i mësimdhënësve mungon.
Po ashtu Bajselmani ka shtuar se gjatë vitit të kaluar kanë pasur vështirësi me mungesë të mësimdhënësve të matematikës, ndërsa këtë vit po ka telashe me mësimdhënësit e TIK-ut pasi ata që kanë aplikuar nuk i kanë plotësuar kushtet.
“Suharekës iu morën rreth 3 milionë euro nga përmbaruesit për realizimin e obligimeve nga kontrata kolektive”
Drejtori i Arsimit i Komunës së Suharekës, Remzi Bajselmani, ka thënë se si komunë kanë vështirësi mjaft të madhe që të motivohen mësimdhënësit për të ngritur cilësinë. Ai ka thënë se infrastruktura është shumë e mirë, ka shkolla të reja me kushte evropiane, por motivi është i vogël shkaku i pagave.
Ai ka thënë se "preokupim i mësimdhënësve ka qenë realizimi i kontratave kolektive" dhe se 3 milionë euro janë marrë nga Komuna e Suharekës nga përmbaruesit për kontrata kolektive.
“Disa vite me radhë motivimi i mësimdhënësve për punë është i vogël. Çështjen kryesore e kanë me aplikuar në gjykata me avokat për me e realizuar kontratën kolektive. E ka dëmtuar kjo shumë procesin mësimor. Ata kanë realizuar të ardhura të mira gjatë këtij viti, por është dëmtuar buxheti i komunës dhe i Drejtorisë së Arsimit. Janë tërhequr rreth 3 milionë euro nga Komuna e Suharekës nga fonde të ndryshme që janë aty, për të realizuar pagesat për përmbaruesit e kësaj kontrakte kolektive”, ka thënë Bajselmani.