Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë mjete për familjet e dëmtuara nga vërshimet në fillim të këtij viti në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se Qeveria nuk po sillet në mënyrë të drejtë me qytetarët e vendit.
“Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë. Qeveria edhe mund të harrojë se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtëpitë e bizneset nuk harrojnë kurrë. A di qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj”, ka shkruar ajo.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, janë ndarë 500 mijë euro si mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, i cili ndodhi në shkurt të këtij viti.
-
Hoti: Asnjë cent i ndarë nga Qeveria për familjet e dëmtuara nga vërshimet
-
Bajrami e quan “keqpërdorim klasik të buxhetit në kohë zgjedhjesh” ndarjen e 2 mln euro për bileta të mërgimtarëve
-
Bajrami: Qeveria po përdor 100 eurot për blerje votash
-
Qytetarët në pritje për kompensim, për dëmet nga përmbytjet
-
S’ka bilanc për dëmet nga vërshimet