Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas padisë së Korporatës Energjetike të Kosovës, ndaj bashkëpartiakes së saj, Janina Ymerit.
Bajrami ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se përmes "veglave" të tij po e lufton Janina Ymerin.
“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin. Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka shtuar tutje në reagimin e saj se rezultati që morën si LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nuk i bën që të heshtin.
KEK-u padit deputeten e zgjedhur të LDK-së, Janina Ymeri
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj deputetes së zgjedhur të LDK-së,...-
Bajrami: Qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike, Prokuroria duhet të reagojë
-
Bajrami: 1 Qershori të shënohet si ditë e mafisë energjetike
-
Bajrami kërkon kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës
-
Kurti insiston në marrëveshje e deputetë të LDK-së përplasen për të
-
Ymeri: Me gjithë pasojat për pozitën time brenda LDK-së, vendos të mos e votoj zgjatjen e pushtetit të Kurtit