Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar politikat e kryeministrit Albin Kurti.
Ajo thënë se falë këtyre politikave për herë të parë po vihet në pikëpyetje partneriteti i Kosovës më Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
“Sot, në tre vjetorin e qeverisjes së Kurtit dhe LVV realiteti është ky: Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën. Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE-ja, Albini e ka pranuar Zajednicën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, për këtë periudhë Qeveria e ka shkelur 7 herë Kushtetutën. Ajo gjithashtu ka thënë se vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë.
“Pas tri viteve të Qeverisë së LVV nuk janë ndërtuar 160 çerdhe. Nuk janë ndërtuar as 5 shtëpi për të moshuarit. Nuk janë ndërtuar as nuk kanë filluar 4000 banesa për çiftet e reja.Pas tri viteve nuk ka projekte infrastrukturore. Asnjë nga rrugët magjistrale nuk ka përfunduar, projekte këto që kanë qenë në gjysmë. Shihni rrugën për Podujevë, rrugën për Pejë, atë për Gjilan - janë po aty ku ishin para tri viteve”, ka shkruar Bajrami.
Ajo kritika ka pasur edhe për inflacionin.
“Përkundër faktit që patën premtuar lirim të çmimi të energjisë në dy vitet e fundit, energjia u shtrenjtua dy herë - çmimi i saj u dyfishua (tarifa e ulët nga 3.34 cent u bë 6.81 cent, ndërsa tarifa e lartë nga 7.79 cent u bë 14.45 cent). Vendi jonë përjetoi inflacion enorm, sot çmimet e shportës bazë të konsumit janë mbi 50% me të shtrejta, nuk e larguan TVSH-në siç kishin premtuar. Jeta e qytetarëve është rënduar, sipas raportit të UNDP listës së qytetarëve të varfër i janë shtuar edhe 26 mijë veta. Qytetarët po e financojnë konsumin me kredi dhe mbitërheqje, këtë e dëshmojnë të dhënat nga BQK-ja”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se ka pasur rënie të eksportit e rënie të investimeve private.
“Sipas të dhënave të Trustit në dhjetor të vitit 2023 ka vetëm 5000 kontributdhënës me shumë në Trust se një vit me parë. Nuk ka pasur rritje të pagave, përjashtim të Kabinetit Qeveritar, nuk ka pasur asnjë politikë fiskale, asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit. Është dyfishuar tatimi në pronë për qytetarë dhe biznese”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së kritika ka pasur edhe për sistemin shëndetësor.
“Nuk ka sigurime shëndetësore, nuk ka barna esenciale dhe kushte higjienike në spitalet tonat dhe është e vërtetë se ka lista të pritjes shumë të gjata për disa shërbime mjekësore”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar Qeverinë për korrupsion e pengim të drejtësisë.
“Ka korrupsion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e penguar drejtësinë ta kryej punën e vet flet për korrupsion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, në Qeverinë Kurti ka edhe nepotizëm. “Ka nepotizëm, s’ka mbetur institucion pa u kapë nga militantët partiakë e familjarë. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj në tri vitet e fundit janë dhënë 825 milionë euro subvencione me vendime të Qeverisë. Ajo ka thënë se ato janë dhënë pa asnjë kriter dhe nuk kanë treguar asnjë efekt e nuk e kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore, pasi sipas saj ai komision nuk ekziston prej që ka ardhur Vetëvendosja në pushtet.
“Nuk është ndalë gjakderdhja financiare, ndërmarrjeve publike u janë dhënë mbi 200 milionë euro subvencione, rryma në komunat veriore i ka kushtu shtetit mbi 130 milionë euro”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka kritikuar Qeveirnë edhe për fushën e arsimit.
“Kosova ka dështuar në PISA, qe tri vite nxënësit fillojnë mësimin me nga një muaj vonesë. Sipas të dhënave të MASHT-it 77% e paraleleve dhe 33% e shkollave nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të zhvilluar mësim. Nuk është ndërmarrë asnjë reformë, reformën që ministrja do duhej ta ndërmerrte në gjithë Kosovën e ka ndërpre në Kamenicë dukë shkelë kushtetutën. Buxheti i Universitetit të Prishtinës është 1 milion euro me i ulët se vitin e kaluar”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka akuzuar Qeverinë për luftë ndaj sindikatave. “Patën premtuar se do t’i forcojnë sindikatat, në fakt i kanë luftuar dhe iu kanë ndërprerë jashtëligjshëm financimin. Paga minimale është ajo që ka qenë sepse Ligji është antikushtetues”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka akuzuar Qeverinë se përmes Vettingut deshi ta kapë sistemin e drejtësisë.
“Nuk ka vetting në drejtësi, sepse qëllimin e patën të keq, deshën ta kapin drejtësinë, andaj edhe kjo reformë ju ngeci. Nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, andaj njerëzit e këtij vendi po ikin. E vërteta është se keni dështuar! Rruga e Re është rruga e vetme dhe koha jonë po vjen”, ka shkruar ajo.