Avokati Ardian Bajraktari ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Donika Gërvallën si ministre të Drejtësisë, duke e konsideruar këtë në shpërputhje me deklaratën për drejtësi si prioritet.
Bajraktari ka thënë se Gërvalla nuk ka pasur përvojë të mjaftueshme në pozicione të mëparshme dhe se performanca e saj në diplomaci nuk ka qenë në nivelin e pritshëm.
Ai theksoi se qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë persona më kompetentë për këtë detyrë.
“Të thuash që drejtësia do të vazhdojë të jetë prioritet dhe ta vendosësh një person që nuk ka bërë ndonjë performancë të mirë, natyrisht janë në shpërputhje me njëra-tjetrën”, ka thënë Bajraktari në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai gjithashtu shprehur shqetësimin për mungesën e kuadrove të kualifikuar jo vetëm te ministrat, por edhe te stafi, duke e cilësuar këtë problem kronik në institucionet e Kosovës.
Gërvalla gjatë mandatit të kaluar të Qeverisë Kurti shërbeu si ministre e Jashtme.
-
Kurti kërkon llogari nga dy ministri për vrasjen e Arlindës, QIKA dorëheqjen e Gërvallës
-
Gërvalla sqarohet: Desha të them se kemi pushtetet e ndara, në asnjë mënyrë s’i ftoj viktimat të injorojnë institucionet e drejtësisë
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gërvalla: S'jemi të bindur se institucionet i kanë përmbushur detyrat
-
Gërvalla: Nga dita e parë po përgatitemi për betejën në Apel
-
Gucati: Kurti ta përjashtojë nga Qeveria Gërvallën, ka dorëzuar dokumente në Hagë