Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajra: Çmimi i naftës në Kosovë, i njëjtë me atë në Londër

Çmimi i naftës në Kosovë është i njëjtë me çmimin e naftës në Londër, ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Emanuel Bajra, ekspert financiar në Londër.

Bajra ka thënë se në mëngjesin e ditës së mërkurë, ai e ka paguar në Londër naftë me çmim gati sa në Kosovë.

“Nëse shikojmë çmimin për benzinë dhe naftë në Kosovë është i njëjtë me çmimet në Londër. Sot në mëngjes, në 6:30 në qendër të Londrës më ka kushtuar 1,68, i njëjti çmim është edhe me benzinën në Kosovë”, ka thënë Bajra.

Ai ka shtuar se në Kosovë shihet qartë që ka orkestrim dhe sinkronizim të naftëtarëve.

“Përveç që shihet se është një orkestrim, ekziston edhe njëfarë lloj sinkronizimi i naftëtarëve në Kosovë dhe në rajon. Nëse bëjmë krahasim, Kosova pas Shqipërisë është vendi i dytë më i shtrenjti për derivate. Kosova përballet gati me çmime më të larta në kategori evropiane. Suedia është me 2.5 euro litri. Kjo është shumë e ndjeshme për konsumatorët tanë”, është shprehur Bajra.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mendojë për një përgjigje proaktive dhe sa më urgjente në këtë drejtim.

Edhe Nafta shkon edhe për një cent më shtrenjtë Arbëri Nafta shkon edhe për një cent më shtrenjtë

Bajra ka propozuar një metodologji tjetër sa i përket akcizës.

Aktualisht, akciza është 35 centë për litër.