Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrë vendim për futjen në karantinë edhe të komunës që udhëheq ai.
Në një postim në Facebook, Bahtiri ka thënë se tashmë Mitrovica rrethohet nga komunat ku janë shënuar raste me koronavirus, transmeton KOHA.
“Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë dërguar dje për testim nga koronavirusi, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negative. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica e Jugut kufizohet edhe me Skenderajn si komuna ku janë evidentuar raste me Covid-19. Për shkak të kësaj situate që gjendemi, të rrethuar me komuna ku ka shumë raste me Covid-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë, kërkoj urgjentisht nga ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri.
Deri më tash në Mitrovicën e Jugut nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t'i zbatojnë me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në gjithë Kosovën, deri më tash janë shënuar 283 raste me Covid-19, derisa kanë vdekur shtatë persona. Si pasojë e pandemisë, disa qytete janë shpallur zona në karantinë.
-
Në Mitrovicë, stafi shëndetësor punon pa mbrojtje, banorët kërkojnë që qyteti të futet në karantinë
-
Vitia: Jemi në koordinim me kryetarët e komunave të veriut që janë në karantinim
-
Bahtiri thotë se në veri sot ka vdekur një person i infektuar me koronavirus
-
Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me COVID-19
-
Bahtiri fton Këshillin Komunal për Siguri, bisedon për situatën në veri