Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Policisë Rashit Qalajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin ka folur për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës e shifrave me koronavirusin Covid-19.
Vitia tha se në IKSHPK, dje deri pasdite janë testuar 443 raste ku pozitivë kanë rezultuar 9.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë shëruar 6 dhe lajmi i mirë është se numri i të shëruarve po rritet. 1743 raste janë testuar gjithsej dhe 135 janë infektuar, 1 i vdekur dhe 16 të shëruar në përgjithësi. Në mesin e të testuarve që kanë dalë pozitivë janë edhe 3 nga veriu”, tha Vitia, përcjell Koha.
IKSHPK, thotë Vitia, do të vazhdojë të testojë njerëzit pandërprerë.
Sipas Vitisë, do të bëhet çmos për ta parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Krantinimi i 2 komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja. Shpresojmë që bashkë do t’ia dalim. Me kryetarët e komunave në Mitrovicën e Veriut e Zveçan do të koordinohemi në vazhdimësi. Jemi në dijeni për deklaratat e shumta sot, edhe të karakterit politik, por po kërkoj që sot të jemi solidarë. Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, kujdes ju lutem nga komunikatat e pasaktësuara. I ftoj qytetarët të ndjekin këshillat tona, të jenë të sigurt që zyrtarët policorë, bashkë me infermierë e mjekë po japin maksimumin. Ju lutem t’i shmangni vizitat familjare. Ruani shëndetin tuaj e të familjarëve. Mendoni dy herë para se të dilni nga banesa e shtëpia. Çdo dalje bart rrezikshmëri të lartë, ky muaj do të saktësojë gjithçka. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, përfundoi Vitia.