Stafi shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës së Jugut nuk është furnizuar me rroba adekuate për mbrojtje ndaj koronavirusit.
Mjeku kujdestar, Remzi Rrahmani, shprehet i shqetësuar që nuk i kanë pajisjet e duhura dhe po detyrohen t’i përdorin ato për ndërhyrje kirurgjike, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë qytet aktualisht janë testuar vetëm 11 persona, të cilët kanë rezultuar negativë, gjë që, sipas Rrahmanit, është numër i vogël i testeve dhe se duhet bërë më shumë.
Pa dorëza dhe maska po punon edhe stafi teknik i këtij spitali.
Shoferi i ambulancës, Ejup Gashi, thotë se po punon me orar të shtuar, por nuk po ndihet i mbrojtur.
Banorët, në anën tjetër, përkrahin kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri që qyteti të futet në karantinë.
Zyrtarët komunalë e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës lidhur me mungesën e pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe nëse kjo komunë do të futet në karantinë.
Kryetari Agim Bahtiri i ka referuar televizionit të flasë me drejtoreshën e Shëndetësisë në këtë komunë, por ajo ka qenë e paqasshme të hënën.
Bahtiri ka kërkuar që komuna të cilën e drejton ai të futet në karantinë, ndonëse ende nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, meqë, sipas tij, janë të rrethuar me qytetet që tashmë kanë raste të shënuara, si: Skenderaj, Zveçani e Mitrovica Veriore.